LDK-ja i jep mbështetje Arian Tahirit në balotazh, nënshkruhet marrëveshja e koalicionit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Arian Tahiri, në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë. Dy partitë kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit, duke u pajtuar për bashkëpunim të ndërsjellë në këtë garë zgjedhore, raporton lajmi.net Ky koalicion mes tyre vjen në pak ditë para balotazhit, ku PDK…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Arian Tahiri, në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë.
Dy partitë kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit, duke u pajtuar për bashkëpunim të ndërsjellë në këtë garë zgjedhore, raporton lajmi.net
Ky koalicion mes tyre vjen në pak ditë para balotazhit, ku PDK është në garë me Lëvizjen Vetëvendosje me kandidat, Faton Pecin./Lajmi.net/