LDK-ja, histori e fitoreve

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 25 vjetorin e themelimit të kësaj partie. Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Armend Ibrahimi ka thënë se fitorja më e madhe e LDK-së është se nga radhët e saj kemi kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Lajme

11/03/2015 18:35

“Për herë të parë e kemi një kryeministër nga LDK-ja, kjo është një fitore e madhe për LDK-në dhe të gjithë vendin”, tha Ibrahimi, raporton Indeksonline.

Ai shtoi se arsyeja pse ai ndodhet para anëtarëve dhe simpatizuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është një shpresë për anëtarët e LDK-së dhe qytetarët e vendit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Kosovës, foli për 25 vjetët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa tha se historia e LDK-së është e lidhur ngushtë me Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Unë jam këtu që të flas për historinë e LDK-së, por kjo histori është e lidhur me Presidentin Rugova, dhe është një histori e fitoreve. Ne kemi punuar që ju të jeni të lirë e të punoni. Kemi bërë përpjekje që të jeni në pushtetin lokal e në qeveri. Ishim së bashku edhe me ata që nuk besonin në fitoren e LDK-së”, tha Mustafa.