LDK-ja e do drejtimin e qeverisë së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës të premten ka mbajtur takim me strukturat e saj, përkatësisht kryesinë, kryetarët e degëve dhe deputetët, si vazhdimësi e konsultave të brendshme për tejkalimin e situatës politike.

Lajme
Përmes një njoftimi të shkurtër për media, LDK thotë se e vlerëson jetike themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe ndryshimin e qeverisjes në vend.
Por për dalim nga marrëveshja e 10 qershorit, në këtë njoftim thuhet se “si prijëse e koalicionit të shumicës parlamentare, LDK është e përcaktuar të punojë intensivisht për themelimin e qeverisë së re të vendit, të udhëhequr nga LDK-ja”.