LDK i reagon këshilltarit të Kurtit që e quajti “skizofren” Abdixhikun: Kjo është shqetësuese

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë reaguar këshiiltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i cili e quajti “skizofren” kryetarin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhikun. Në një postim në Facebook, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, këtë formë të qasjes e ka quajtur “ideologji të urrejtjes” për zërat kritik që nuk pajtohen me mendimin e…

Lajme

04/02/2023 15:16

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë reaguar këshiiltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i cili e quajti “skizofren” kryetarin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhikun.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, këtë formë të qasjes e ka quajtur “ideologji të urrejtjes” për zërat kritik që nuk pajtohen me mendimin e shumicës, shkruan lajmi.net.

“E siç dihet tendenca për t’i psikiatrizuar oponentet dhe kritikët e pushtetit ka qenë një metodë e njohur e regjimit Stalinist”, shkruan ajo.

“Ata sëvoni kanë shpikur një stigmë të re, diagnoza psikiatrike, të tipit “Skizofrenë, gjendje të rënduar emocionale, të gjorë” etj. Kosova meriton një qeverisje të mirë e të përmbajtur, prandaj kjo qasje e tyre nuk është asgjë tjetër vetëm shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë, duke mos pasur as ekspertizë dhe as vizion”, shkruan tutje ajo.

Postimi i plotë i Halimit:

Mendësia e ideologëve të urrejtjes kanë arritur deri në këtë stad sa edhe të përcaktojnë diagnoza për të gjithë ata zëra kritik, që nuk pajtohen me mendimin e tyre.

E siç dihet tendenca për t’i psikiatrizuar oponentet dhe kritikët e pushtetit ka qenë një metodë e njohur e regjimit stalinist.

Shqetësuese gjendja e krijuar nga eksponentët e partisë në pushtet dhe paterica mediatike të Qeverisë.

Çdo kritikë që vie nga LDK dhe kryetari i saj, shpura e pushtetit mobilizohet që, ose ta mbulojë me zhurmë e pështyma, ose e orientojnë diskursin publik që kritikën ta kundrojnë si narrativë të Aleksandar Vuçiçit.

Ata sëvoni kanë shpikur një stigmë të re, diagnoza psikiatrike, të tipit “Skizofrenë, gjendje të rënduar emocionale, të gjorë” etj. Kosova meriton një qeverisje të mirë e të përmbajtur, prandaj kjo qasje e tyre nuk është asgjë tjetër vetëm shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë, duke mos pasur as ekspertizë dhe as vizion.

LDK, pavarësisht këtij realiteti obscurant të krijuar, nuk do të ndalet së angazhuari për një Kosovë demokratike që deplason dhe lufton gjuhën e urrejtjes dhe polarizimin e shoqërisë. /Lajmi.net/