LDK i kthehet karrigeve, pamje nga rrahja në Vushtrri

17:54 | 10 Korrik 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës është në procesin e brendshëm zgjedhor me shumë incidente e rrahje.

Përveç problemeve në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Viti dhe qytete të tjera në degë e nëndegë, probleme ka pasur të mëdha edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Vazhdojnë përleshjet në LDK, Xhafer Tahiri me karrige pretendon të bëhet kryetar

Lajmi.net ka raportuar vazhdimisht për incidentet dhe rrahjet që kanë ndodhur në degët dhe nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa në një video të siguruar nga Indeksonline shihet momenti kur anëtarët e LDK-së rrihen mes vete e aty nuk mungon as karriga.

VIDEO: