LDK fajëson Qeverinë për situatën në UP
LDK ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në Rektoratin e UP’së. Ata kritikojnë Qeverinë e Kosovës e cila, sipas tyre, nuk dëshiron ta tejkalojnë situatën.

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po akuzon Qeverinë e Kosovës për ngjarjet në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Përmes një komunikate, LDK ka reaguar lidhur me protestat që bëjnë thirrje për dorëheqje të Rektorit të UP’së, Ibrahim Gashi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjekë me shqetësim të thellë ngjarjet në Universitetin e Prishtinës”.
“LDK-ja konsideron se këto ngjarje janë të papranueshme dhe se tashmë fajtore e vetme është Qeveria e Kosovës, e cila nuk ka vullnet që ta tejkalojë situatën”.
“LDK, nëpërmjet Grupit parlamentar të saj, në bashkëpunim me Grupet parlamentare të AAK-së dhe të VV-së, tash e dy ditë po përpiqet që të kaloja një numër rekomandimesh, me anën e të cilave do të adresoheshin përgjegjësitë dhe do të bëhej e mundur të ndryshohej gjendja për të mirë, por një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të bojkotimit të seancës nga ana e PDK-së dhe koalicionit qeveritar”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmëritë të UP duke i rrahur dhe arrestuar studentët dhe qytetarët e Kosovës”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë që të heq dorë nga uzurpimi që i ka bërë UP-së, me anën e militantëve të vet, dhe të hapë rrugë që situata të normalizohet”, thuhet në deklaratën e LDK’së.