LDK: Emërimi Sali Bashotës i jashtëligjshëm

LDK e cilëson emërimin e Sali Bashotës në krye të Biblotekës Kombëtare si të jashtëligjshme. LDK thotë se Ministria e kulturës po “rahaton” militantët partiak nëpër institucione-duke e shkelur ligjin.

Lajme

20/01/2014 09:22

Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se është bërë shkelej e ligjit në rastin e emërimit e Sali Bashotës në krye të Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare.

LDK thotë se Ministria e Kulturës po risistemon militantët e partisë së saj nëpër institucione të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e bën të qartë tendencën e Ministrisë së Kulturës që, jashtëligjshëm, t’i risistemojë në institucionet e kulturës militantët e partisë në pushtet dhe shërbyesit shumëvjeçarë të saj”.

Sipas zyrtarëve të LDK’së, Ministria e Kulturës me këtë emërim ka shkelur dy ligje, atë të Kinematografisë dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

“Pasi vetëm pak kohë më parë ajo e shkeli Ligjin për Kinematografi dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, në veçanti nenin 17 të tij, duke e emëruar drejtor të QKK-së ish-udhëheqësin e bordit të kësaj qendre, z. Zharku, së fundi ajo e rikonfirmori gatishmërinë për ta shkelur rishtas ligjin duke e emëruar z. Sali Bashota në krye të Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare”.

“Ligji e përcakton qartë: “Zyrtari i lartë i cili përfundon ushtrimin e funksionit publik nuk ka të drejtë për një vit të punësohet ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e ndërmarrjeve publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve”.

“LDK-ja vlerëson se Bibliotekës Kombëtare i nevojitet reformë e thellë funksionale, e cila do ta shndërronte atë në qendër për konservimin, ruajtjen dhe promovimin e kulturës, siç shërbejnë bibliotekat kombëtare gjithandej, dhe kjo bëhet vetëm duki i respektuar ligjet dhe duke u sjellë me profesionalizëm”-thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.