LDK e kundërshtoi propozimin e tij për faturën e tatimit, Murati: E kanë hallin e biznesmenëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas kundërshimeve të opozitës për propozimin e tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë. Murati përmes një postimi në Facebook, tha se me propozimin e tij 85 për qind e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë…

Lajme

28/01/2023 19:11

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas kundërshimeve të opozitës për propozimin e tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.

Murati përmes një postimi në Facebook, tha se me propozimin e tij 85 për qind e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë për këtë vit, kurse 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se vetëm pesë për qind e tatimpaguesve (që përfshin edhe bizneset) do tu binte të paguanin më tepër se 100 euro këtë vit.

Madje ai tha se arsyeja pse LDK-ja e kundërshtoi ashpër këtë propozim dhe po kërkon rikthimin e vlerësimit të vjetër, pasi sipas tij, LDK-ja kanë hallin e biznesmenëve dhe ndërtimtarëve.

“Janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa. Pra, me propozimin e opozitës/LDK-së”, tha ai mes të tjerash.

Më tej ai shtoi se Ligjin e ri shumë shpejtë do ta dërgojë në Kuvend. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: