LDK e Gjermanisë kundër koalicionit të opozitës

Dega e LDK-së në Gjermani sot është shprehur kundër marrëveshjes LDK-AAK-Nisma, e cila ka nominuar për kryeministër Ramush Haradinajn. 

Lajme

08/07/2014 21:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjermani, Qazim Bajgoraliu është pozicionuar sot kundër marrëveshjes që ka bërë kreu i LDK, Isa Mustafa, me AAK-në, e Ramush Haradinajt, NISMA-n dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Bajgoraliut, ky koalicion është i panatyrshëm.

“Natyra e koalicionit nuk përkrahet nga elektorati. Kryesia e LDK-së po shkel mbi parimet që i ka proklamur dhe që mbështeten nga elektorati”, tha në një deklaratë për edicionin e lajmeve qendrore të RTK-së, Qazim Bajgoraliu.