“LDK e gatshme të shkojë në opozitë, nuk pranon nënshtrim, përbuzje e as nënçmim”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka folur për mosarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Lajme

19/01/2020 19:55

Për shkak të mosarritjes së koalicionit për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kosova po vazhdon të mbetet pa qeveri të re, ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Është deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ajo e cila ka deklaruar se derisa janë mundësitë ligjore dhe kushtetuese ende ka gjasë të lidhet koalicioni në mes dy partive, duke theksuar se ky ishte vullnet i elektoratit në zgjedhjet e fundit, shkruan lajmi.net.

Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se përkundër barrierave të shumta, një karrige  kryeparlamnetarit nuk duhet të jetë bllokuese e procesit madhor për vendin, krijimit të qeverisë.

Sipas saj, LDK-ja është e gatshme të shkojë prapë në opozitë dhe se nuk është e etur për pushtet dhe se nuk pranon nënshtrim, përbuzje e as nënçmim.

Postimi i plotë i Bujanku-Rexhepit pa ndërhyrje:

Derisa jane mundesite ligjore dhe kushtetuese ende ka gjase te lidhet koalicion ne mes LDK dhe VV,vullnet ky i elektoratit nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Perkunder barrierave te shumta qe dalin per t’a arritur kete vullnet e per hir te qytetareve dhe vendit,nje karrike pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet te jete bllokuese e procesit madhor per vendin,krijimit te qeverise.

VV ne retoriken e saj permes liderit Albin Kurtit eshte thirrur ta largoje PAN qeverisjen e keqe, LDK edhe si opozite ne qeverine e kaluar dha shembullin e bashkepunimit konstruktiv. Kosova si shtet i pavarur tejkalon apetitet personale,partiake e grupore. Kete duhet ta mesojne me ne fund nga Vetevendosja!!

Nje gje duhet ta dijme se LDK eshte deklaruar e gatshme te shkoje prape ne opozite dhe se nuk eshte e etur per pushtet por ndarja e pushtetit nenkupton pergjegjesi dhe obligim proporcionalisht me perkrahjen qytetare.

LDK nuk pranon nenshtrim, perbuzje e as nencmim per elektoratin e saj,dhe si e tille shume here eshte lenduar,sulmuar e madje edhe vrare nga oponentet politik.

Por LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!. /Lajmi.net/