LDK e gatshme të bisedojë me opozitën, por pa kushte paraprake

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka qenë i vetmi nga kjo parti që ka folur për mediat në këtë mëngjes rreth zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

24/10/2015 10:14

Në një bisedë për emisionin “Alo Mirëmëngjesi” të Radio Dukagjinit, Haki Rugova ka ftuar opozitën t’i kthehet punës në Kuvend duke shfrytëzuar mjetet demokratike për arritjen e qëllimeve të veta, e jo dhunën.

“Ata duhet të kthehen në punën e Parlamentit dhe me forma demokratike t’i bllokojnë proceset. Pa hyrë në detajet e organizimit, ato që pamë mbrëmë janë skena të këqija. Nuk dua t’ua hedh fajin njërës apo palës tjetër, por, këtu po shihet qartë se opozita ka vetëm një qëllim – marrjen e pushtetit me dhunë”, ka thënë Rugova për Radio Dukagjinin.

Rugova ka shtuar se një tryezë pozitë – opozitë për LDK-në do ishte e mundur vetëm pa kushtet paraprake të opozitës, e që janë tërheqja e nënshkrimeve për Asociacionin dhe demarkacionin.