LDK e fajëson PDK-në për arratisjen e Sami Lushtakut

LDK thotë se për shkak të ndikimit të PDK\'së në sistemin e drejtësisë ndodhin akte të tilla. Për Vjosa Osmanin ky është shembulli me eklatantë.

Lajme

20/05/2014 17:10

Sipas saj, ndërhyrjet e mëdha politike e kanë dëmtuar shumë këtë sistem, dhe kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Për shkak të ndikimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në sistemin juridik të vendit, ndodhin edhe akte të tilla. Ky është një prej shembujve më eklatantë. Ne si LDK vazhdimisht e kemi ngritur zërin për raste të tilla”, ka thënë Osmani.

Osmani gjithashtu ka thënë se zyrtarët e akuzuar që janë pjesë e strukturave të larta të PDK-së, nuk është hera e parë që në vend se të jenë burg, “e vuajnë” dënimin e tyre në QKUK.