LDK-AKR do të ketë numrin 16 në fletëvotimet e 11 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten në një ceremoni të organizuar ka bërë hedhjen e shortit të renditjes së subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Lajme

26/05/2017 12:11

Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa do të ketë numrin rendor 16.

Kandidat për kryeministër nga koalicion është Avdulla Hoti i LDK-së.

Zgjedhjet e 11 qershorit mbahet pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, nga mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Nisma për Kosovën.

Ky mocion ishte përkrahur edhe nga PDK e cila ishte në bashkëqeverisje më LDK-në./Lajmi.net/