Lazio: Strakosha nuk është prekur nga COVID-19

Shefi i mjekëve të Lazios, Ivo Pulcini, ka hedhur poshtë thashethemet se Thomas Strakosha është testuar pozitiv për COVID-19.

Sport

26/05/2020 23:39

“Ky është një lajm i rremë”, ka deklaruar Pulcin.

Në mediet lokale në Romë është raportuar se portieri shqiptar është infektuar me COIVD-19, diçka që është hedhur poshtë nga skuadra e Lazios.

“Është një lajm i rremë dhe ka shumë të tillë për momentin”, tha mjeku, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk do të futem në detaje, por kam folur me njerëzit e përfshirë dhe kemi pasur momente gazmore. Strakosha nuk ka COVID-19, e asnjë tjetër te Lazio”.

Lazio aktualisht renditet në vendin e dytë në Serie A, me një pikë më pak se liderët e Juventus./Lajmi.net/