Lazio shënon fitoren e parë në Serie A, mposht në udhëtim Cagliarin

Lazio është rikthyer me pikë të plota nga Cagliari, duke i mposhur vendasit 0-2.

Sport

26/09/2020 19:56

Skuadra e Simone Inzaghit në të dy pjesët shënoi nga një gol.

Manuel Lazzari në minutën e 4’, i dha epërsinë e parë Lazios, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 74’, Ciro Immobile vulosi rezultatin përfundimtar, 0-2.

Lazio në xhiron e ardhshme pret në shtëpi Interin./Lajmi.net/