Lazio prezanton fanellën e re me shqiponjë (Foto)
Skuadra italiane Lazio ka prezantuar fanellën e re për pjesën e dytë të sezonit. Dhe, është interesante se në të shfaqet shqiponja.
Sport
Lazio ka prezantuar fanellën e re për pjesën e dytë të sezonit në Serie A.
Skuadra ku paraqiten tre futbollistë shqiptarë, Lorik Cana, Etrit Berisha e Thomas Strakosha, është ‘shqiptarizuar’ edhe më shumë duke e paraqitur shqiponjën në pjesën ballore të uniformës së re.
Disa prej futbollistëve të ekipit janë paraqitur në seancën e fotografive gjatë prezantimit. Dhe, tani mbetet të shihet se si do të mirëpritet ajo nga tifozët e ekipit.