Lazio me urim special për Valon Berishën

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha, sot feston ditëlindjen e 26-të.

Sport

07/02/2019 18:02

Për Valon Berisha, dita e sotme është shumë e veçantë, pasi ai feston ditëlindjen e 26-të, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë ditës, Berisha ka marrë shumë urime për ditëlindje, dhe  së fundi një e ka marrë edhe nga skuadra e tij Lazio.

Skuadra nga kryeqyteti italian i ka uruar ditëlindjen mesfushorit të Kosovës.

“Valon Berisha, mesfushor ‘Biancoceleste’, sot i mbush 26 vjet. Nga presidenti, klubi, stafi dhe të gjithë tifozët, nga thellësia e zemrës ia urojmë ditëlindjen”, shkruan klubi italian.

Berisha në verën e kaluar i ishte bashkuar Lazios nga Salzburg, por sezoni i parë nuk po shkon në mënyrën më të mirë për të, i cili në fund të sezonit nuk e përjashton largimin./Lajmi.net/