Lazio kualifikohet me Berishën

Lazio u kualifikua për në fazën eliminatore të Europa League pas barazimit pa gola në Olimpico me Trabzonsporit në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit J. Skuadra romake pati mundësinë të siguronte pozitën e parë në grup, mirëpo i ndau pikët me ekipin turk që në fund përfundoi në krye me 14 pikë, dy…

Sport

12/12/2013 22:00

Lazio u kualifikua për në fazën eliminatore të Europa League pas barazimit pa gola në Olimpico me Trabzonsporit në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit J.

Skuadra romake pati mundësinë të siguronte pozitën e parë në grup, mirëpo i ndau pikët me ekipin turk që në fund përfundoi në krye me 14 pikë, dy më tepër se Lazio.

Megjithatë, me rëndësi ishte kalimi tutje në të cilin kontribut dha portieri kosovar Etrit Berisha i cili ishte titullar në ballafaqimin e tretë të njëpasnjëshëm në Europa League, dhe nuk pranoi gol.

Qendërmbrojtësi Lorik Cana nuk luajti asnjë minutë derisa trajneri Vladimir Petkovic vendosi t’i pushojë disa prej futbollistëve kryesorë për ndeshjen kundër Livornos të dielën.