Lazio kalon me lehtësi tutje në Kupën e Italisë

Lazio ka kaluar me lehtësi në raundin tjetër të Kupës së Italisë.

Sport

12/01/2019 16:53

Skuadra e ‘shqiptarëve’, ka arritur që në stadiumin ‘Olimpico’ të mposht Novarën, me rezultat 4:1.

Vendasit të gjitha golat i shënuan në pjesën e parë, me Immobilen që shënoi dy herë, dhe Alberton dhe Savic nga një herë.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Eusepi, në minutën e 49’.

Vlen të ceket se Thomas Strakosha startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa Valon Berisha dhe Riza Durmishi u inkuadruan nga minuta e 63’./Lajmi.net/