Lazio fiton në debutimin e Berishës

Lazio shënoi fitore të rëndësishme duke mposhtur Interin me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen ku portieri kosovar Etrit Berisha debutoi në Serie A. Reprezentuesi i Shqipërisë luajti si titullar në ekipin romak të udhëhequr nga trajneri i rikthyer Edy Reja, kurse Lorik Cana takimin e përcolli nga bankina. Pas një pjese të parë që nuk…

Sport

06/01/2014 19:32

Lazio shënoi fitore të rëndësishme duke mposhtur Interin me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen ku portieri kosovar Etrit Berisha debutoi në Serie A.

Reprezentuesi i Shqipërisë luajti si titullar në ekipin romak të udhëhequr nga trajneri i rikthyer Edy Reja, kurse Lorik Cana takimin e përcolli nga bankina.

Pas një pjese të parë që nuk soli gola, ajo e dyta shfaqi një Lazio më kërcënuese dhe më e rrezikshme në sulm.

Momenti vendimtar ishte në minutën e 81’të kur Antonio Candreva depërtoi në krahun e djathtë duke shërbyer në qendër për sulmuesin Miroslav Klose i cili me një volej goditje mposhti portierin Samir Handanovic.

Berisha debutoi pa pranuar gol

Ylli gjerman ia solli Lazios një fitore të madhe në mes një periudhe të vështirë që solli edhe ndryshimin në stafin teknik, kurse e bëri të ëmbël debutimin e Berishës në Serie A.