Lazio dhe Milan luajnë baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Lazio dhe Milan kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sport

26/02/2019 22:53

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Olimpico’ nuk ka dhuruar fitues.

Kjo përballje u luajt me intensitet të lartë, me vendasit që kishin raste më të mira shënimi, por që nuk arritën të kalonin Gianluigi Donnarumman.

Ndeshja e kthimit në ‘San Siro’ luhet më 24 prill, dhe aty do të mësohet skuadra që do të kualifikohet për në finale të Kupës së Mbretit./Lajmi.net/