Lazio dhe Berisha në çerekfinale

Prej kur Etrit Berisha ka filluar të paraqitet si titullar në portë, rezultatet e Lazios vazhdojnë të jenë pozitive. Në ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme në formacionin bazë, 24-vjeçari doli fitues në ndeshjen ku skuadra e tij mposhti Parmën 2:1 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Coppa Italia. Brayan Perea i kaloi vendasit nga…

Sport

14/01/2014 21:59

Prej kur Etrit Berisha ka filluar të paraqitet si titullar në portë, rezultatet e Lazios vazhdojnë të jenë pozitive.

Në ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme në formacionin bazë, 24-vjeçari doli fitues në ndeshjen ku skuadra e tij mposhti Parmën 2:1 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Coppa Italia.

Brayan Perea i kaloi vendasit nga Olimpico në epërsi me golin e tij në minutën e 25’të, mirëpo Parma u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin nëpërmjet Jonathan Biabianyt, pak para përfundimit të pjesës së parë.

Ishte ky goli i parë i pranuar nga Berisha në paraqitjen e tij të tretë të njëpasnjëshme si titullar, pas fitores 1:0 ndaj Interit dhe barazimit 0:0 në udhëtim te Bologna në kuadër të Serie A.

Mirëpo, atëherë kur besohej se ndeshja do të shkojë në vazhdime, Perea realizoi në minutat shtesë duke u bërë hero i Lazios dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale ku ekipi i trajnerit Edy Reja pret fituesin e çiftit Napoli-Atalanta.