Lazarati kthehet në fshat turistik, vizitohet nga dhjetëra të huaj

Ndërsa në Lazarat vijon kontrolli i policisë shtëpi më shtëpi, kurioziteti për çlirimin e tij ka afruar dhjetëra turistë nga vende të ndryshme, të cilët kanë vizituar “fshatin rebel të hashashit”.

Lajme

05/07/2014 10:33

Tre grupe turistësh nga Belgjika, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë vizituar dje qendrën e fshatit plot kuriozitet, ku janë takuar me banorë, efektivë policie dhe kanë bërë foto të shumta për t’u treguar të njohurve të tyre mbi “legjendën” e hashashit.

Grupe me motorë, furgonë dhe vetura kanë zbritur në qendër të fshatit, duke thënë “Bravo policia”, ndërkohë që tregonin interes në çdo bisedë, si me punonjës policie, ashtu edhe me banorë për të mësuar sa më shumë për këtë fshat, shkruan Gazeta Shqip.

Ata kanë qëndruar për orë të tëra në rrugicat e fshatit, si në ndonjë vend pas lufte, duke bërë foto me punonjësit e policisë.