Lazarati – Fshati n’tripa
Në këtë vend, një veprimtari ilegale bëhet sikur të ishte puna më normale. Banorët e fshatit Lazarat prodhojnë 900 tonë marihuanë në vit, që ka vlerën 4.5 miliardë euro. Shteti shqiptar nuk ka fuqi të ndërhyjë.

Lajme
Banorët e fshatit Lazarat prodhojnë 900 tonë marihuanë në vit. Ndonëse kjo veprimtari është ilegale, ajo zhvillohet me miratimin e heshtur të institucioneve shtetërore.
Një ekipi të gazetarëve të Deutsche Welle i është lejuar ta vizitojë “fshatin e kanabisit”, një gjë jashtëzakonisht e rrallë për këtë vend.
Në Lazarat, një fshat mes maleve të Shqipërisë Jugore, fushat e marihuanës gjenden çdokund. Gati të gjithë 6.000 banorët jetojnë nga marihuan, e cila është ilegale në Shqipëri, por në këtë trevë ligjet nuk vlejnë dhe policia asnjëherë nuk vjen këtu.
Përshëndetje nga Lazarati: Peisazh trullosës
“E kanë një lloj zone të mbrojtur, ku askush nuk mund të hyjë. Kanë shtënë drejt të gjithë atyre që kanë provuar të depërtojnë, kurse disa që kanë hyrë, nuk janë kthyer kurrë”, thotë korrespodenti lokal i Deutsche Welle, Telnis Skuqi.
Gazetarët e kanë vizituar familjen Dushku, e cila ka 10 vjet që është në këtë biznes.
“Kjo është një punë e vështirë, rraskapitëse, prej muajit prill deri në dhjetor. Së pari i mbjellim farat dhe prashisim, kurse bimët duhet të ujiten çdo dy ditë. As korrja nuk është e lehtë. Të gjitha i bëjmë vetë”, thotë Zamira Dushku, e cila mund të konsiderohet si menaxhere.
Like a Boss: Zamira Dushku, a.k.a. “Menaxherja”.
Për paratë e fituara ajo nuk dëshiron të flasë, por punëtoret e saj thonë se fitojnë gjashtë herë më shumë sesa “punët e zakonshme”.
Dyshimi bie mbi një lidhje komplekse të banorëve, politikanëve kryesorë dhe narko-klaneve nga Europa Perëndimore. Hetuesit tatimorë nga Italia kanë fluturuar mbi plantacionet për ta vlerësuar shkallën e krimit dhe fitimet e mundshme. Ata kanë llogaritur se fshatarët në Lazarat prodhojnë 900 tonë marihuanë në vit, që ka vlerën e tregut rreth 4.5 miliardë euro. Policia, e cila mund të shihet në fshatrat fqinje, vitin e kaluar ka konfiskuar vetëm 4 tonë marihuanë, por kjo nuk e ka penguar ish-shefin e policisë që të lavdërohet para gazetarëve.
Banorët e fshatrave përreth nuk janë të kënaqur me sjelljen e tillë të policisë. Në një lagje që gjendet një kilometër larg Lazaratit, shpesh fluturojnë fishekët, dhe banorët e dinë se Lazaratasit po gjuajnë drejt mysafirëve të padëshiruar.
“Sikur Qeveria të donte ta ndalte prodhimin, ajo do ta kishte bërë këtë para shumë kohësh. Por, edhe shteti i ka interesat e veta dhe fiton para prej drogës”, përfundon Zamira Dushku.
lajmi.net
Këtu mund ta shikoni reportazhin e plotë.