Lavezzi: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Ezequiel Lavezzi e ka festuar me shokë mbrëmë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Paris Saint Germain ia doli ta eliminojë Bayer Leverkusenin, të cilin e mposhti në të dyja përballjet, në kuadër të së tetës së finales. Mirëpo, sulmuesi argjentinas nuk e fshehu dëshirën për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm evropian të…

Sport

13/03/2014 07:10

Ezequiel Lavezzi e ka festuar me shokë mbrëmë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint Germain ia doli ta eliminojë Bayer Leverkusenin, të cilin e mposhti në të dyja përballjet, në kuadër të së tetës së finales.

Mirëpo, sulmuesi argjentinas nuk e fshehu dëshirën për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.

“Është normale, për tipin e lojtarëve të cilët i kemi në ekip. Duke i kaluar fazat, mundësitë për ta fituar këtë turne rriten. Edhe ne sigurisht kemi shpresa që do t’ia dalim”, deklaroi përfaqësuesi argjentinas për Sky.

Ai ndër të tjera shprehet i brengosur për gjendjen e kampionatit italian, i cili ka pësuar rënie të madhe në cilësi viteve të fundit.

Ylli argjentinas i Paris Saint Germainit thotë se kriza që e ka kapluar futbollin italian ka ndodhur për faktin se aty më nuk ka yje.

“Nuk kanë mbetur lojtarë të rëndësishëm në Serie A, apo ka shumë pak. Të flas tash kur jam jashtë saj, tingëllon keq, por kështu e shoh unë këtë situatë”, shtoi ai.

Lavezzi e ka pranuar se e ndjek ende Napolin, ish skuadrën e tij, të cilës i uron suksese në Serie A dhe në Europa League.

“E ndjek ende Napolin. Atje kam shumë miq të cilët i kam lënë dhe me të cilët ndihem ende. Ky ekip po bën punë të mirë”, përfundoi ai.