Lavezzi dëshpëron Interin

Ezequiel Lavezzi – Inter? Nuk do të realizohet. Sulmuesi argjentinas, objektiv i gjigantit italian, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar të janarit. “Më vjen mirë kur nuk jam në situatën më të mirë dhe prapë ekziston një interesim i madh për mua, përfshirë nga një…

Sport

01/01/2014 12:32

Ezequiel Lavezzi – Inter? Nuk do të realizohet. Sulmuesi argjentinas, objektiv i gjigantit italian, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Më vjen mirë kur nuk jam në situatën më të mirë dhe prapë ekziston një interesim i madh për mua, përfshirë nga një klub si Inter”, deklaroi Lavezzi për mediat franceze.

“Nuk jam mësuar të kaloj periudha si kjo, nuk më ka ndodhur në të kaluarën. E di se i kam dyert e hapura në Itali, por shpresoj të qëndroj këtu. Në ditën kur të më thonë se duhet të largohem, do të largohem”, shtoi ai.

“Por, nuk do të ndodh kjo. E përsëris, dëshira ime është ta ndryshoj këtë situatë në klubin tim. Dua të jap më tepër, sepse dua të jem pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre”.