Lavdrim Muhaxheri plagoset në Siri

Shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili para ca kohësh ishte fotografuar duke prerë në fyt një të ri shiit dhe për të cilin Kosova ka shpallur fletarrestim ndërkombëtar, Lavdrim Muhaxheri raportohet të jetë plagosur gjatë luftimeve në Siri. 

Lajme

17/08/2014 13:44

Lajmin për plagosjen e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.

“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet, është në shtëpi dhe nuk është në spital . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri.