Lautaro: Të luash përkrah Messit është një ëndërr

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez diskutoi admirimin e tij për yllin e Argjentinës, Lionel Messi, përpara ndeshjes së tyre vendimtare në Kupën e Botës me Meksikën. Humbja shokuese e Albicelestes 2-1 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre hapëse i lë ata në rrezik serioz për t’u eliminuar në fazat e grupeve. Një disfatë ndaj…

Sport

26/11/2022 19:25

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez diskutoi admirimin e tij për yllin e Argjentinës, Lionel Messi, përpara ndeshjes së tyre vendimtare në Kupën e Botës me Meksikën.

Humbja shokuese e Albicelestes 2-1 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre hapëse i lë ata në rrezik serioz për t’u eliminuar në fazat e grupeve.

Një disfatë ndaj Meksikës këtë mbrëmje do të vuloste fatin e tyre dhe do të konfirmonte daljen e tyre nga Kupa e Botës, e cila do të ishte një nga surprizat më të mëdha në dekada.

Lautaro gjeti rrjetën në atë humbje të Arabisë Saudite, por përpjekjet e tij u ndërprenë për pozicion jashtë loje.

Duke folur për ‘InterTV’, Lautaro komentoi modelin e tij dhe ngjashmëritë mes futbollit argjentinas dhe atij italian.

“Unë zgjedh Messin, sepse luaj me të dhe si fëmijë e shikoja në televizor. Të filloja të luaja përkrah tij ishte një ëndërr.

“Futbolli argjentinas është mjaft i ngjashëm me futbollin italian, këtë e kuptova kur mbërrita në Inter. Këtu ka pasion të madh.”

25-vjeçari Lautaro ka qenë në formë për Interin këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 21 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/