Lautaro te Barcelona… në fund të korrikut

Barcelona është e gatshme të tregohet e durueshme për të pritur fundin e korrikut për finalizimin e marrëveshjes për Lautaro Martinez.

Sport

29/05/2020 09:45

Edhe pse Inter një ditë më parë bëri me dije se Lautaro Martinez largohet vetëm nëse dikush paguan klauzolën prej 111 milionë euro e cila vlen deri më 15 korrik, Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Katalanët do të presin të kalojë 15 korriku dhe e drejta e aktivizimit të klauzolës, për të siguruar shërbimet e yllit argjentinas.

Liderët e La Ligas kanë arritur marrëveshje pesë vjeçare me Lautaron, dhe pas 15 korrikut, çmimi i futbollistit do të jetë çmim sipas tregut.

Ata do të presin edhe presionin që futbollisti do t’ia bëj Interit, për t’i lejuar largimin drejt ‘Camp Nou’.

Me një fjalë, transferimi i Lautaros te Barcelona mund të ndodh vetëm në fund të muajit korrik./Lajmi.net/