Lautaro arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Lautaro Martinez duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

14/02/2020 19:15

Ylli argjentinas i Inter, Lautaro, duket se planifikon që në të ardhmen e tij të luajë me skuadrën e Barcelonës.

Francesc Aguilar i ‘Mundo Deportivo’ insiston se Lautaro ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Por, për transferimin e argjentinasit, Barcelona do të duhet të arrijë akordin edhe me skuadrën e Inter.

‘Zikaltrit’ do të pranojnë vetëm pagesën e shumës së kërkuar, pa pranuar ndonjë lojtar në shkëmbim.

Mbetet të shihet se si kampionët e La Liga do të arrijnë të bindin Interin për transferimin e argjentinasit. /Lajmi.net/