‘Laureus 2020’, ZYRTARE: Messi dhe Hamilton ndajnë çmimin e sportistit të vitit

Lionel Messi ka fituar një tjetër çmim individual.

Sport

17/02/2020 19:44

Në ceremoninë e ‘Laureus’ të mbajtur në Berlin të Gjermanisë, një çmim është ndarë edhe për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Messi është shpallur sportisti i vitit nga ‘Laureaus’, përcjell lajmi.net. Këtë çmim ai do ta ndajë me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Me çmimin e fituar sonte, Messi është bërë futbollisti i parë që arrin të fitojë këtë çmim të madh.

‘Topi i Artë’ i Messi dhe titulli i gjashtë botëror i kampionit, kanë bërë që dyshja të fitojnë këtë çmim. /Lajmi.net/