Laurent Marmallaku iu bashkohet kombëtares së Kosovës
Kombëtares së Kosovës iu është bashkuar një lojtar tjetër.

Sport
17-vjeçari Laurent Marmallaku ka vendosur t’i thotë “po” kombëtarës së Kosovës.
Pozita e Marmallakut është sulmues. Lojtari është pjesë e ekipit të të rinjve të Wolfsburgut.
Ai fillimisht do të jetë i angazhuar me grupmoshat U-19 të “Dardanëve”, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ardhja e lojtarit ka ndodhur pas bisedimeve me Fekmi Kongjelin, lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.
Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. /Lajmi.net/