Laura Fazliu kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Laura Fazliu ka shënuar dy fitore fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian në xhudo.

Sport

30/04/2022 12:17

Fillimisht, xhudistja kosovare e mposhti me “ippon” Karem Primo nga Izraeli, transmeton lajmi.net.

Në po të njëjtën formë triumfoi edhe ndaj Lucy Renshallit nga Britania e Madhe.

Tani në çerekfinale do të përballen me çeken Renata Zachova.

Ndryshe nga Fazliu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në Evropianin e seniorëve.

Fituesi i medaljes së artë në Evropianin e vitit të kaluar, u mposht nga xhudisti armen, Arsen Avedisyan. Akili ka dështuar të mbroj titullin në kategoronë deri 73 kg. /Lajmi.net/