Laura Fazliu fiton medalje botërore në vendin që se ka njohur Kosovën

Një tjetër sukses vjen për Kosovën nga sporti i xhudos.

Sport

17/10/2019 18:14

Është tani Laura Fazliu që ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror për junior në Maroku, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Xudistja Fazliu në sfidën për medaljen e bronztë ka mposhtur çeken Renata Zachovan, me Ippon, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, në repesazh, Fazliu kishte mposhtur gjermanen Annabelle Winzig.

Urimin e parë për këtë sukses, Laura Fazliu e ka marrë nga trajneri Driton Kuka.

“Edhe një medalje nga Kampionati Botëror për xhudon! Bravo Laura Fazliu na bane krenar sot”, ka shkruar Kuka në Facebook./Lajmi.net/