Latifi: Antiamerikanizmin e ushqejnë mercenarët salafistë të Serbisë dhe leninistët e VV-së

Një nga këshilltarët kryesorë të kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi, thotë se Kosova pa Amerikën s’do ta kishte parë me sy pavarësinë. Ka shtuar se jemi të vegjel për ti thënë babës jo (fjala është për Amerikën).

Lajme

09/03/2019 10:38

“E kemi bërë klishe thënien “raportet tona me Amerikën janë raporte strategjike”. Po çfarë strategjike more! Janë raporte amësie. Ashtu si Shqipëria pa Austro-Hungarinë nuk do të ishte bërë shtet me 1912, Kosova pa perandorinë amerikane nuk do ta kishte parë me sy 17 shkurtin 2008”, ka shkruar Latifi, transmeton Gazeta Express.

Ka përmendur Vetëvendosjes dhe kqyeneqësinë qeveritare.

“Sot duhet të jemi të vendosur që antiamerikanizmit salafist, të cilin në Kosovë e ushqejnë mercenarët e pashpallur të Serbisë dhe skepticizmit marksist ndaj Amerikës, të cilin e ushqejnë leninistët e Vetëvendosjes, të mos ua shtojmë edhe kryeneqësinë e panevojshme qeveritare. Edhe ashtu mjaft i kemi rënë murit me kokë, gjithë këto vite. Në punët e shtetit virtyti themelor eshtë realizmi. Kjo do të thotë se ende jemi të vegjël për t’i thënë babës: keq e ke”, ka shkruar ai.