Largohet tarraca e hotelit të Pacollit, ishte vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë”

Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë. Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat…

Lajme

09/08/2022 10:57

Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë.

Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës.