Largohet nga Roma, transferohet te Napoli

Napoli ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me sulmuesin e Romës, Cengiz Under.

Sport

02/07/2020 13:10

Il Messagero raporton se skuadra e Napolit tashmë ka ofruar deri në 31 milionë euro për reprezentuesin e Turqisë, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Romës thuhet se janë të hapur për të shitur Under, megjithëse po kërkojnë deri në 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Një kalim te Napoli po e pëlqen edhe Under, i cili është i hapur për këtë lëvizje.

Me paratë nga shitja e Under, Roma do të transferonte në formë të përhershme Chris Smalling nga Manchester United./Lajmi.net/