Largohet nga Real, transferohet në PSG

Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane.

Sport

23/10/2015 13:08

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e tij, ka bërë të ditur portali “Fichajes”.

Reprezentuesi francez nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në ekipin nga Santiago Bernabeu.

Andaj, PSG beson se mund ta bind që të transferohet në Parc des Princes.