Largohet nga Klinika Psikiatrike në Gjilan një 39 vjeçar që po trajtohej aty
Një person i moshës 39-vjeçare është larguar nga Klinika Psikiatrike e Spitalit të Gjilanit dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se është inicuar rast ‘’Person i zhdukur’’ dhe sipas tij, është duke u hetuar nga…

Lajme
Një person i moshës 39-vjeçare është larguar nga Klinika Psikiatrike e Spitalit të Gjilanit dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se është inicuar rast ‘’Person i zhdukur’’ dhe sipas tij, është duke u hetuar nga hetues rajonal të policisë në Gjilan.
“Me datën 15.07.2024 rreth orës 14:00 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar se një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1985 i cili ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit në klinikën e psikiatrisë është larguar dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet tutje në konfirmim.