Largohet nga Juventusi, transferohet te Interi

Agjenti i anëtarit të Juventusit, Kwadwo Asamoah, sot do të takohet me drejtues të Interit, kështu së paku raportojnë mediet në Itali.

Sport

16/04/2018 19:24

Reprezentuesi i Ganës që luan në pozitën e krahut të majtë e po ashtu edhe në mesfushë, ka kontratë me Juventusin deri në 30 qershor, dhe ‘Zonja e Vjetër’ nuk është e interesuar t’i ofrojë vazhdimin e saj.

Me këtë situatë, Asamoah pritet t’i bashkohet Interit si transferim i lirë.

29 vjeçari Asamoah te Juventusi ishte transferuar në verën e vitit 2012 nga Udinese./Lajmi.net/