Largohet nga Barcelona, transferohet në Serie A
Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra mund të largohet nga klubi duke u transferuar në Serie A.

Merkato
Marc Bartra mund të transferohet në Serie A.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës kërkohet nga Fiorentina.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se klubi “Viola” ka kontaktuar me 24-vjeçarin i cili ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.
Oferta e Fiorentinës është për një huazim deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes në verë.
Andaj, së shpejti mund të mbërrijë një përgjigje nga Barcelona.