Largohet nga Barcelona, befason me skuadrën e re
Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet pothuajse e mbyllur.
Sport
Që pas transferimit te katalanasit në verën e 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turkasnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.
Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti. Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit.
Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens.