Largohet Morata, vjen ky sulmues (FOTO)

Në rast të largimit të Alvaro Moratas, Juventus do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Merkato

14/01/2016 09:04

Edinson Cavani, ky është sulmuesi i kërkuar nga Juventus, në rast të largimit të Alvaro Moratas pas përfundimit të këtij sezoni.

Real Madrid ka opsionin për transferimin e Moratas gjatë verës.

Dhe, në rast se ndodh kjo, “Bianconerët” kanë bërë gati pasardhësin e tij.

Sipas mediave italiane, kampioni i Italisë do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, përcjell “Lajmi.net”.

Cavani spekulohet se do të largohet nga Parc des Princes, nëse klubi i ofron kontratë të re sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.