Largohet Martino?
Epoka e Gerardo ‘Tata’ Martinos si trajner i Barcelonës, mund të jetë shumë pranë përfundimit, së paku sipas medieve argjentinase. Gazetari Fabian Godoy, një prej më të njohurve në shtetin nga Amerika e Jugut, në një paraqitje të tij për Direct TV, ka njoftuar se strategu i gjigantit katalan nuk ndihet rehat në Nou Camp,…

Sport
Epoka e Gerardo ‘Tata’ Martinos si trajner i Barcelonës, mund të jetë shumë pranë përfundimit, së paku sipas medieve argjentinase.
Gazetari Fabian Godoy, një prej më të njohurve në shtetin nga Amerika e Jugut, në një paraqitje të tij për Direct TV, ka njoftuar se strategu i gjigantit katalan nuk ndihet rehat në Nou Camp, dhe do të largohet në fund të këtij sezoni.
“Martino ka njoftuar njerëzit e afërm të tij se nuk është duke u ndjerë rehat. Nuk është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni”, deklaroi Godoy.
Kujtojmë, Martino e mori drejtimin e Barcelonës në fillim të këtij sezoni kur zëvendësoi Tito Vilanovan i cili u desh ta lirojë postin për të vazhduar betejën me kancerin në gjëndrat e pështymës.
Martino e ka udhëhequr me mjaft sukses ekipin që aktualisht kryeson në La Ligë dhe është kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.