Largohet Icardi, Interi e transferon yllin e Juventusit

Inter kanë vendosur të largojnë Mauro Icardin gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sport

12/06/2019 16:28

Është trajneri Antonio Conte që nuk po llogarit në shërbimet e sulmuesit argjentinas, që në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i Interit.

Inter janë duke konsideruar mundësinë e përfshirjes së Icardit në një marrëveshje me Juventusin, që do ta transferonte Paulo Dybala në ‘San Siro’, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Zikaltërit’ janë duke shpresuar se një opsion i tillë do të mirëpritej edhe nga Dybala, që ka humbur rolin e tij pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Juventus.

Nëse dështon marrëveshja me Juventusin, besohet se Inter mund të arrijë marrëveshje me Atletico Madridin, ku Diego Simeone është i hapur të pres në skuadrën e tij Mauro Icardin./Lajmi.net/