Largohet Chicharito

Javier Hernandez, i njohur me nofkën Chicharito, ka njoftuar menaxherin David Moyes se dëshiron të largohet nga Manchester United pasi është i pakënaqur me mungesën e paraqitjeve të vazhdueshme në ekipin e parë. Hernandez, i cili asnjëherë nuk fitoi statusin e titullarit në Old Trafford, ishte pritur të luajë vazhdimisht pas lëndimeve të Robin van…

Sport

24/01/2014 09:56

Javier Hernandez, i njohur me nofkën Chicharito, ka njoftuar menaxherin David Moyes se dëshiron të largohet nga Manchester United pasi është i pakënaqur me mungesën e paraqitjeve të vazhdueshme në ekipin e parë.

Hernandez, i cili asnjëherë nuk fitoi statusin e titullarit në Old Trafford, ishte pritur të luajë vazhdimisht pas lëndimeve të Robin van Persiet dhe Wayne Rooneyt.

Por, Moyes ka preferuar Danny Welbeckun në vend të tij dhe meksikani thuhet se ka vendosur të largohet nga klubi, duke kërkuar që të shitet, raporton Daily Mail.

Ende nuk është e qartë nëse ai do të largohet në vazhdim të këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo ajo që është më e sigurt është se ai ia ka bërë të qartë Moyesit se e sheh të ardhmen larg Old Traffordit.

Valencia, Inter dhe West Ham besohet se janë të interesuara për shërbimet e tij. Hernandez u transferua në United nga Guadalajara më 2010, në marrëveshje me vlerë prej 6 milionë funtesh.