Largohet Benitez, Gattuso e Mourinho favoritët për stolin e Newcastle

Skuadra e Newcastle United pak orë më parë është përshëndetur me trajnerin spanjoll, Rafa Benitez.

Sport

24/06/2019 19:26

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Duket se ishin disa oferta të majme nga Kina që ofronin rreth 30 milionë në vit për Benitez, të cilat prishën punët mes palëve.

Gjithsesi, skuadra nga Premierliga nuk është demoralizuar nga ky fakt, dhe menjëherë ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e Benitez.

Sipas koeficienteve të fundit të publikuara nga kompanitë e basteve, Gattuso e Mourinho janë dy emrat favoritë për të zëvendësuar spanjollin.

Gjasat e Gattuso shkojnë me 14/1, kurse Mourinho qëndron favoriti kryesorë me mundësitë 7/1. /Lajmi.net/