Largohen edhe dy lojtarë nga Prishtina

13:43 | 13 Gusht 2019

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se janë larguar edhe dy lojtarë nga skuadra.

Dy futbollistët e rinj të skuadrës, Behluli dhe Ahmeti, janë liruar nga skuadra kryeqytetase, në formë huazimi.

Behluli do të shkojë në Dardanë, kurse Ahmeti qëndron në kryeqytet, por tek skuadra e 2 Korrikut.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Prishtinës lidhur me këtë lëvizje.

Behluli në Dardanë – Ahmeti në 2 Korrik

Prishtinë, 13 gusht 2019 – FC Prishtina ka huazuar dy futbollistët të rinj të skuadrës, të cilit për një vit do të jenë të huazuar në Ligën e parë.

Portieri Laurit Behluli huazohet në skuadrën e trajnerit, ish-futbollistit të Prishtinës, Erdin Hashani, në Dardanë, ndërsa futbollisti i sapo promovuar në ekipin e parë nga të rinjtë e U19, Lis Ahmeti, huazohet në skuadrën e 2 Korrikut të Prishtinës. /Lajmi.net/