‘Largohem nga klubi im vetëm për Barcelonën’

Sulmuesi i Celta Vigos, Nolito ka thënë se ai do të largohet nga klubi i tij vetëm nëse ai transferohet te Barcelona.

Sport

13/08/2015 19:43

Nolito ka pohuar se mund të largohet nga skuadra e Celta Vigos, vetëm nëse ai transferohet te Barcelona.

Nolito kohëve të fundit është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, ndërsa edhe vetë lojtari në fjalë ka konfirmuar gjithçka.

“Ose shkoj tek Barcelona ose qëndroj këtu. Kam pasur shumë oferta të mira financiarisht, mirëpo preferoj të qëndroj këtu. Të them më shkurt, ose transferohem tek Barcelona ose qëndroj tek Celta Vigo”, përfundoi ai.