Largimi i zyrtarëve me aktakuza, Apostolova: Partitë tjera ta ndjekin shembullin e PDK-së

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit që t’i largojë nga postet zyrtarët me aktakuzë.

Lajme

20/06/2019 11:54

Përmes një postimi në Twitter, ajo e ka mirëpritur këtë vendim të Veselit, shkruan lajmi.net.

Apostolova po ashtu u ka bërë thirrje edhe partive tjera që ta ndjekin shembullin e PDK-së.

“E mirëpres vendimin e lidershipit të PDK-së që t’i largojë nga postet publike anëtarët e kësaj partie ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Pres që ta shoh që ky standard të aplikohet në gjithë spektrin politik dhe nga të gjiha partitë politike në Kosovë”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek kryeministri Haradinaj. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Besim Beqaj jep dorëheqje nga posti i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë